E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj.
Ajo është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave për shkak të ndarjes nga bashkëshorti dhe bërjes publike të lidhjes së re me ish-deputetin, Mark Frrokun.
Rudina vendosi të tregohet shumë e hapur dhe e sinqertë në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj, pasi siç tha edhe vetë, e tillë është dhe s’mund të ndryshojë.
Rudina pranoi se e dashuron partnerin e saj dhe rrëfeu se kanë ndërmend të martohen në të ardhmen.
Gjithashtu, moderatorja nuk la pa përmendur fillimet e tyre dhe mënyrën si u njohën.
“Nuk është fare vështirë të njihen dy veriorë. Jemi njohur prej kohësh, por nuk e kishim menduar se do kishim një marrëdhënie. Pas humbjes së bashkëshortes Marku kaloi një periudhë delikate kurse unë isha një vajzë beqare. Kështu u dashuruam.
Ditën e dytë të vitit unë dhe Marku udhëtuam dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport që të mos më njihnin. Nuk ja lejoja dot vetes. Nuk kam pse ta fsheh dashurinë thashë me vete. Ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, pse ta fsheh? Mua më pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta. Se jam person publik s’do të thotë që të ndryshoj karakter.
Tani po shijojmë dashurinë, na merr shumë kohë edhe biznesi. Unë e dashuroj Markun. Sigurisht që do martohemi.”- u shpreh Rudina.