MENU
klinika

Legjenda e Gjermanisë jep vlerësimin

Rummenigge tregon portierin më të mirë të historisë

24.01.2020 - 21:28

Vetë është një legjendë, por ai thur lavde edhe për të tjerët. Drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i ka thurur lavde kapitenit të skuadrës, Manuel Neuer.

Ai e konsideron atë si portierin më të mirë që ka parë ndonjëherë historia. Në një intervistë për “Munchner Merkur”, dy herë fituesi i “Topit të Artë” ishte kategorik në përshkrimin e portierit.

“Unë i kam parë të gjithë. Sepp Maier, Oliver Kahn dhe tashmë Manu. Kam respektin më të madh për Sepp dhe Oli, janë portierë të klasit botëror, por Manuel ka bërë diçka tjetër.

Ai e ngriti rolin e portierit në një nivel krejt tjetër. Neuer është më i miri që ka parë historia botërore”, – deklaroi Rummenigge ndër të tjera

Neuer ka mbrojtur besnikërisht portën e bavarezëve në tetë sezone e gjysmë, duke regjistruar 124 ndeshje pa pësuar gol në 234 aktivizime në Bundesligën gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN