Me siguri ia keni bërë disa herë këtë pyetje vetes. Por përgjigja varet nga lloji i lëkurës.

Lëkurë me yndyrë

Lëkurat me yndyrë, sa më shumë të lahen, aq më shumë yndyrë prodhojnë ndaj një herë në ditë do të mjaftonte për të mbajtur në balancë atë shkëlqimin e bezdisur që nuk na tregon bukur në foto dhe na krijon ndjesinë e mungesës së freskisë.

Të kesh një lëkurë me yndyrë, nuk do të thotë të kesh një lëkurë të papastër.

Duhet thjesht pak kujdes në përzgjedhjen e disa prej produkteve më efikase në pastrim dhe make up.

Shpesh herë krijohet ideja qe kur ke lëkurë me yndyrë, duhet të përdorësh produkte “oil free”, që nuk përmbajnë vaj, por sipas dermatologëve është e kundërta.

Nëse keni një lëkurë të thatë ose të kombinuar:

Mos e lani fytyrën dhe trupin me ujë të nxehtë, por të vakët. Kujdes kur bëni dushin. Edhe për tonifikimin e lëkurës duhet një dush me ujë të freskët, për të mbyllur poret. Një locion hidratant duhet të përdoret për të ushqyer lëkurën.

Mund të synoni produkte 100% natyrale.  Pini sa me shumë ujë. Mbi 1 litër e gjysmë në ditë.