MENU
klinika

Lufta Rusi-Ukrainë

“Sa kohë do të rezistonin pa ne?”, publikohet telefonata e Trump

26.01.2020 - 17:33

Një audio incizim i publikuar i vitit 2018, ka nxjerrë në pah një bisedë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kishte pyetur donatorët mysafirë në një darkë se sa gjatë mendojnë që Ukraina mund t’i bëjë ballë agresionit rus.

“Sa kohë do të rezistonin në një luftë me Rusinë?” dëgjohet Trumpi duke pyetur në pjesën audio të një video regjistrimi.

Një video incizim i gjithë darkës 80-minutëshe në hotelin e Trump në Uashington u publikua të shtunën nga The Associated Press. Disa pjesë u botuan për herë të parë të Premten nga ABC News.

Njerëzit e pranishëm mund të shihen vetëm në disa pjesë të regjistrimit.

Regjistrimi bie në kundërshtim me deklaratat e presidentit që ai nuk i njihte bashkëpunëtorët e Giuliani-t Lev Parnas ose Igor Fruman, figura, që ishin paditur vitin e kaluar për akuzat e financimit të fushatës.

Grupi pastaj vlerëson Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, për të cilin presidenti thotë: “Pompeo do të jetë mirë. Ai po bën një punë të mirë.”.

Në fillim të videos, Trump është parë duke bërë fotografi para se të hynte në dhomën e ngrënies me mure blu.

Trump akuzohet për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiu më 25 korrik të vitit të kaluar, gjatë se cilës ai i ka kërkuar Kievit të hetojë rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike ka nxitur një informator qeveritar që të nisë ankesë, çka më pas ka shtyrë Dhomën e Përfaqësuesve të akuzojë presidentin për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Trump e ka cilësuar këtë proces “të rremë” dhe seancat si “gjueti shtrigash”.

Përkthyer dhe përshtatur nga revista Time/ konica.al