Ishte protagonist me golin e tij të nëntë në këtë sezon me Malagën, por Armando Sadiku mund të kishte shënuar edhe të dhjetin në barazimin e fundit 2-2 ndaj Mirandes.
Kjo për faktin se kësaj here ai nuk gjuajti penalltinë që u akordua në favor të Malagës. Megjithatë, Sadiku shuan çdo polemikë, duke u shprehur: “Nuk ka ndodhur asgjë, e rëndësishme është të shënojmë”.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi një gol të bukur me kthesë, mirëpo rrjeta e tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar Malagës, që tani nuk vuan në vendit e fundit.
“Goli? Mora një pasim të mirë dhe godita me të parën, ishte një gol i bukur. Të shohim, shpresoj të shënoj vazhdimisht në çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin. Por, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, jo më shumë” – theksoi Sadiku.
www.konica.al