30.01.2020 - 08:52
Receta për: 4 persona
Përfundimisht, nuk duhet t’i ndaheni kësaj sallate këto kohë!
INGREDIENTËT
- ½ lakër të kuqe
- lëngu i një limoni
- 1 portokall
- 1 mollë jeshile
- disa kokrra shege
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Lakrën e prisni në shirita të hollë.
- E kaloni në një tas dhe sipër i shtoni fetat e prera të portokallit dhe mollës. Shtoni edhe kokrrat e shegës.
- Në fund i shtoni lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe koha për të shijuar sallatën erdhi!
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"