MENU
klinika

Humb jetën në vend

Sarandë/ Masivi shkëmbor zë poshtë 52-vjeçaren

12.01.2020 - 17:49

52-vjeçarja kishte dalë si çdo ditë për të kullosur bagëtitë, me të cilat mbante familjen, por nuk u kthye më në shtëpi.

Teksa po ruante bagëtitë, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali duke e zënë poshtë, e për pasojë gjeti vdekjen mesditën e sotme.

Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:15 në fshatin Zmines, Livadhja, nga ku referuar burimeve zyrtare viktima është identifikuar se S.F., 52 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN