MENU
klinika

Flet mjeku neurolog

“Schumacher ka dalë nga koma, por shëndeti i tij…”

21.01.2020 - 18:38

Lajmet rreth Michael Schumacher, pas aksidentit të 6 viteve më parë, janë shumë të rezervuara. Familja nuk dëshiron të bëjë asgjë publike, por së fundmi ka folur mjeku neurolog që është marrë me shëndetin e tij.

Sipas mjekut, legjenda e Formula 1 ka ndryshuar shumë dhe është përkeqësuar. Ish-piloti i Ferrari-t, tani 51 vjeç, pësoi një dëmtim në kokë në dhjetorin e vitit 2013 kur po bënte ski.

Schumacher ka dalë nga koma, por mjeku Nicola Acciari pretendon se ai është shumë ndryshe nga ai që mbajnë mend njerëzit.

“Duhet të imagjinojmë një person shumë ndryshe nga ai që garonte, me një një strukturë muskulore tepër të ndryshuar dhe të përkeqësuar,” – u shpreh mjeku në fjalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet shpërthimi i birit të Michael Schumacher

6 vjet nga aksidenti, Mick Schumacher bëhet gati…