MENU
klinika

Përfitimet e Bullgarisë

Së shpejti euro do të jetë monedha zyrtare

26.01.2020 - 14:31

Bullgaria planifikon të futet në dhomën e “pritjes” së zonës euro këtë verë dhe mund të zyrtarizojë euron si monedhën e saj në vitin 2023. Të paktën këto janë pritshmëritë e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton Scan.

Vendi ballkanik është anëtar i Bashkimit Europian që prej vitit 2007 dhe shpreson se do të arrijë të plotësojë standartet për anëtarësim në eurozonë.

Drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieva që është me origjinë nga Bullgaria, është shprehur se futja e vendit në eurozonë do të sjellë më shumë përfitime ekonomike dhe stabilitet monetar për vendin.

Bullgaria konsiderohet si një nga vendet më të varfëra të Bashkimit Europian dhe përballet me problematikën e korrupsionit.

www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat