MENU
klinika

Prezantimi

Sebino Plaku ndryshon përsëri skuadër

05.01.2020 - 13:13

Sulmuesi i njohur shqiptar Sebino Plaku ka ndryshuar përsëri skuadër. Ai është zyrtarisht sulmuesi më i ri i skuadrës së Gjilanit.

Sulmuesi që ka provuar skuadra të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm, ka arritur akordin me klubin e Gjilanit, aty ku trajner është Gentian Mezani dhe është prezantuar sot si futbollisti më i ri i “skifterave”.

Sulmuesi që së fundmi në Superiore ka luajtur me fanellën e Kamzës, bashkohet me skuadrën që këtë sezon synon të shpallet kampion.

Gjatë merkatos së verës, te Gjilani u afrua një numër i konsiderueshëm futbollistësh nga Kategoria Superiore dhe Plaku është një tjetër emër që i shtohet tashmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN