MENU
klinika

Ku ishte epiqendra?

Sërish lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda

28.01.2020 - 21:35

Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.5 ballë me epiqendër në Hamallaj të Durrësit, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.

Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet mbrëmjen e sotme.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.