MENU
klinika

Nga The Washington Post

SHBA-në apo Kinën? Britania zgjodhi!

29.01.2020 - 20:27

Vendimi i Britanisë për të lejuar Huawein e Kinës është një problem serioz për diplomacinë amerikane.

Është joshëse ta fajësosh këtë vendim për marrëdhëniet shpesh kaotike të administratës Trump ndaj aleatëve tanë.  Kjo është një shenjë e qartë që miqtë tanë evropianë nuk e shohin Kinën në të njëjtën mënyrë si ne.

Kombet e Evropës, në veçanti, ndjehen më pak të kërcënuar, dhe më shumë të tunduar, nga Kina.

Ndërtimi i raketave të Kinës në Lindjen e Paqësorit dhe dhe fortifikimi i ishujve në Detin e Kinës së Jugut nuk kërcënojnë as qytetarët e saj dhe as interesat e tij tregtare. Ekonomia e madhe e Kinës, nga ana tjetër, ofron mundësi ekonomike.

Udhëheqësit evropianë gjithashtu kanë tendencë të “bëjnë njërin sy qorr” kur bëhet fjalë për pretendimet amerikane që Kina përfaqëson një kërcënim autoritar për demokracinë në të gjithë botën.   Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik rregullisht grindeshin se çfarë misionesh të ndërmarrin dhe cilat beteja duhet të merrnin përparësi.

Aleancat janë më të forta kur aleatët ndiejnë një kërcënim të njëjtë .

Ta themi thjesht, shumë evropianë, madje edhe shumë britanikë, besojnë se modelet e tyre politike dhe ekonomike janë ndryshe nga yni.  Ndoshta Shtetet e Bashkuara do të kishin më shumë bashkëpunim nga aleatët evropianë për Kinën nëse do t’u jepte atyre atë që dëshirojnë për sende të tjera, siç janë ndryshimi i klimës dhe Irani.

Kjo do të thotë se e ardhmja e aleancës mbase nuk do të jetë më “një për të gjithë, dhe të gjithë për një”, siç janë mësuar amerikanët.

Nëse aleati ynë më i afërt zgjedh Kinën, dhe jo ne, atëherë secili prej aleatëve tanë mund ta bëjë këtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post

Për më shumë lajme, vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”