MENU
klinika

Firmos për 3.5 vite

Shkëndija Tetovë prezanton lojtarin e Kombëtares

04.01.2020 - 17:33

Nuk ka më dyshime, ajo që flitej prej kohësh, është bërë realitet sot. Shkëndija e Tetovës ka marrë Valon Ahmedin, teksa ka ardhur edhe zyrtarizimi për këtë afrim.

Ahmedi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Shkëndijën, pas disa eksperiencave, me skuadra si Kairat Shmona në Izrael apo edhe Inter Zaprecic në Kroaci.

Një afrim i rëndësishëm ky për ekipin e Ernest Gjokës, të cilët pas vështirësive që kaluan në fillim të sezonit, tashmë janë kthyer te rezultatet pozitive dhe synojnë përsëri titullin kampion.

Drejtuesit e klubit dhe mesfushori ofenzis kanë gjetur akordin për bashkëpunim në 3.5 vitet e ardhshme dhe pas firmosjes së kontratës, lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja e ekipeve shqiptare në Tetovë

Shkëndija: Të ardhurat për të prekurit nga tërmeti