MENU
klinika

Propozimi i Lleshajt

Shoferë agresivë? Së shpejti aplikohet testi i “idiotit”

17.01.2020 - 11:08

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulët. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material” tha ministri Lleshaj.

Prandaj po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.

Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që apilkohet dhe në Gjermani

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.

Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit” .

Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të veprojnë shoferët

Njësimi i patentave Shqipëri-Kosovë