MENU
klinika

Pse ky vendim?!

Shpat Kasapi i largohet muzikës, fillon punë me rrogë normale

02.01.2020 - 11:11

U bë pak kohë që nuk kemi dëgjuar për këngëtarin shumë të njohur nga Maqedonia.n. Së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin; ‘’Glamour Zone’ ku edhe ka folur sa e ka afërsisht pagesën vjetore.

“Diku tek 80-120 mijë euro në vit ka fitime një këngëtar. Problemi për mua është që 120 mijë i harxhoj. Shkoj një vit në Meksikë, një vit në Spanjë,” ka treguar Shpati.

Duket se artisti po përjeton disa ndryshime dhe ka treguar se do të tërhiqet nga muzika për të punuar si menaxher shitjesh me një pagesë normale pasi duket se nuk i pëlqen më dhe aq vëmendja.

“Do të filloj menaxher shitjesh në një kompani që njihet në gjithë botën”, është shprehur ai, duke mos zbuluar të tjera detaje.