Derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë ta zvarrisin procesin e negociatave për arritjen e marrëveshjes, presioni ndërkombëtar për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, po rritet.
Edhe pse kërkesat për një gjë të tillë kanë nisur që pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe janë duke vazhduar ende, LVV dhe LDK akoma nuk i kanë dhënë epilog kësaj çështjeje.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale për bashkëqeverisje.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare që qeveria e re të formohet sa më parë, palët negociuese akoma nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për ta finalizuar këtë çështje.
Sidoqoftë, kërkesat e ndërkombëtarëve për formim të qeverisë së ardhshme edhe gjatë kësaj jave u adresuan në drejtim të partive dialoguese. Ata kërkuan nguti në këtë drejtim, rrjedhimisht bërje sa më të shpejtë të qeverisë së re.