MENU
klinika

Legjenda kundër sindikatës së futbollistëve

“Shpërthen” Sokol Kushta: Meritojmë respekt!

09.01.2020 - 13:29

Pasi reaguan Rudi Vata, Agustin Kola, Altin Haxhi dhe disa ish-futbollistë të tjerë të Kombëtares shqiptare, vjen edhe “shuplaka” e Sokol Kushtës, në lidhje me miqësoren e yjeve që do të luhet nesër.

“Duke dëgjuar përditë lajme, shkrime dhe mendime, jam i detyruar të pozicionohem. Duke ndarë pozitiven e këtij evenimenti me negativet, kam folur me shumë bashkëlojtarë dhe shumica ishin dakord me këtë organizim që presidenti Duka ka bërë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Por s’më pëlqejnë disa përfitues që duan ta trumbetojnë si arritje të tyre. Futbolli është krijuar si një lojë në grup. Mua më shqetëson ndarja dhe etiketimi, justifikimi i gabimeve.

meta dhe sokol kushta

Të gjithë jemi rritur duke parë legjenda. Ata s’lindën në 2004, por në vite. Mungesa e respektit është virtyt në Shqipëri dhe nuk shqetësohem fare as nga FSHF, as nga sindikata gjoja e pavarur.

Nuk e besoj se Bizi, Targaj, Musta, Muça, Kaçi, Zmijani, Jera, Josa, Kola, Demollari, Bellaj, Xhumba, Vata, Lala e shumë të vjetër kishin ndonjë dëshirë të madhe për të lozur.

Thjesht donin respekt, mirënjohje që brezi i ri t’i njohë. Shumicën e brezit që erdhi kur ishte kapiten Demollari dhe unë u pritën nga ne, u ndihmuan dhe u përkrahën nga ekipi kombëtar në kohën më të vështirë.

demollari dhe kushta

Nga këta emra që sot nuk figurojnë as për bileta, Shulku dhe shumë të tjerë që luanin me Shpresat, e dinë vetë kur erdhën në kombëtare çfarë ngrohtesie gjetën.

Rudi Vata është dikushi dhe ka të drejtë kur flet për futbollin, për atë gjë duhet ta respektojnë, të tjerat i zgjidh vetë ai.

Dy fjalë për edhe sindikatën e varur që loz të pavarurin. Sindikata është në oponencë me FSHF-në, me shtetin, me presidentët, jo zar i tyre.

sokol kushta me kombetaren
sokol kushta me kombetaren

Unë s’kam parë një mbledhje, një organizim, një grevë 24 orëshe minimumi për qindra lojtarë të papaguar, për ligjin e sportit që po vonohet, jo të mbajë krahun e presidentëve dhe të FSHF-së.

Dhe më e rëndësishmja, si janë mbuluar shpenzimet e 80 lojtarëve që kanë ardhur. Nuk besoj se sindikata e pavarur të ketë forcë ekonomike ta mbulojë këtë eveniment pa ndihmën e FSHF-së” – shkruan Sokol Kushta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pyetjet që ngre legjenda

Sokol Kushta: Liga? Hipnotizojmë veten

Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro

Presidenti dekoron ekipin vlonjat

Mposhti Barcelonën, dekorohet Flamurtari