MENU
klinika

Përgjigjet neurologu

Shpesh më dhëmb koka pa pushim. Çfarë më këshilloni?

04.01.2020 - 11:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata

Neurolief-migrena
Neurolief-migrena

Pacientja: Përshëndetje me raste kam dhimbje koke të vazhdueshme, pa pushim. Është e bezdisshme si kurohet?

kolana e librave

Përgjigjet neurologu: Ajo që mund të keni mund të jetë migren ose dhimbje e përkohshme që do kaloj vetë.  Migrena është sëmundje kronike që shkakton dhimbje intense të kokës për orë ose ditë të tëra. Simptomat mund të jenë aq të forta sa e vetmja gjë që mendohet nga pacientët që vuajnë me këtë dhimbje është të gjejnë një vend të errët, të qetë të pushojnë. Megjithëse nuk ka një kurë që të shërojë migrenën, mjekimet me qetësues mund të reduktojnë dhe pakësojnë intensitetin e dhimbjeve migrenoze. Nëse dhimbja vazhdon do të këshilloja një vizitë më specifike për të përcaktuar se çfarë keni dhe nga se ju vjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.