MENU
klinika

Projekti pasues

‘Shpëton’ Durrësi/ Mbyllet fusha e plehrave në Porto Romano

14.01.2020 - 13:31

Mbyllet fusha e plehrave në Durres. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit mbylljen e këtij vend-depozitimi ndërkohë që i ka hapur dritën e gjelbër projektit Eco Park Durrës i cili do ta kthejë fushën e plehrave të kësaj bashkie në një park me gjelbërim, hapësira pushimi, dhe atraksione sportive, njësi shërbimi dhe parking.

Gjithesej janë 155 mijë metra katrore që do të transfomohen, në zonën e Porto Romanos. Investimi është rreth 14 milion euro, ndërsa punimet duhet të nisin në Mars të 2020 për të përfunduar pas tre vitesh.

Vend depozitimi i plehrave në Durrës është ndoshta zona më e ndotur në Shqipëri, prej dekadash aty janë grubulluar jashtë çdo kriteri plehrat duke u lënë të degradojnë në qiell të hapur.

kolana e librave

situata ne porto romano-konica.al
situata ne porto romano-konica.al

Sipas projektit fillimisht do të bëhet kapsulimi dhe me pas rehabilitimi i tokës, ndërkohë që me projekte të tjera është planifikuar nisja e urbanizmit të zonës.

Me mbylljen e fushës mjaft të rrezikshme të depozitimit të mbetjeve në Durrës bashkia e këtij qyteti do t’i depozitojë plehrat në landfillin e Tiranës.

Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombetar i Territorit ka miratuar planin kombëtar sektorial në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta.