MENU
klinika

Balla i përgjigjet liderit të Iranit

“Shqipëria është një vend i bukur europian aleat krenar i SHBA”

09.01.2020 - 11:58

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.