MENU
klinika

Nesër rinis procesi mësimor

Shtyhet mësimi nga era e fortë? Shahini: Lajm i pavërtetë

05.01.2020 - 22:04

Mësimi në shkolla do të nis nesër, më 6 janar!

Në portale ka qarkulluar një lajm se ministrja Besa Shahini ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që pushtuan vendin do të shtyhet shkolla.

Por duket se një informacion tillë është i pavërtetë.

Ministria e Arsimit bën me dije se mësimi do të nisë ditën e nesërme, siç ishte njoftuar edhe më herët.

Ndërkohë, përkeqësimi i motit ka shkaktuar kudo dëme materiale.

Porti i Durrësit, për shkak të mbylljes së Portit në Bari, ndaloi nisjen e trageteve drejt qytetit bregdetar italian.

Edhe Porti i Vlorës ka pezulluar të gjitha hyrjet e daljet e trageteve për shkak të motit të keq.

Dëmtimi i rrjetit ka bërë që në Tiranë të ketë edhe probleme me energjinë. Ndërkohë, në pikën kufitare në Kapshticë është pezulluar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë deri më 6 janar, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës së akullit në rrugë.

Megjithatë duket se tani situata është normalizuar.