MENU
klinika

Bundesliga, java 19

“Shuplakë” e Bayern Munchen, -1 pikë nga kreu

25.01.2020 - 20:29

Viti 2020 ka nisur shumë mirë për Bayern Munchen. Dy fitore radhazi dhe tashmë kampionët në fuqi e shohin veten -1 pikë nga kreu i Bundesliga-s. Bavarezët fituan në shtëpi 5-0 Schalke-n.

Vendasit e nisën ndeshjen me gol. Lewandowski shënon në minutën e gjashtë, pas një dalje jo të mirë të portierit mik. Goli i 21-të i polakut në kampionat, dy më pak se Immobile në Europë.

Bayern shënon edhe dy gola të tjerë, por anulon për jashtë loje. Për të ardhur në kohën shtesë të pjesës së parë, ku Muller shënon goli e dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0.

Në 50’ Goretza trefishon rezultatin me një supergol. Tetë minuta më pas, Lewandowski shërben bukur për Alcantara-n, i cili thellon rezultatin në 4-0. Praktikisht ndeshja mbyllet këtu, pavarësisht se Gnabry shënon golin e pestë në limite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN