MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shpëtoj nga ngërçet muskulare?

26.01.2020 - 19:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Herë pas here më ndodh të kem ngërçe të forta muskulare. Si të veproj?
Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Ngërçet muskulare karakterizohen nga dhimbje e papritur dhe akute e muskujve (tkurrje e muskujve). Haset më shpesh te pulpat. Si dhe nga enjtje e muskulit që është e dukshme nën lëkurë. Në rast ngërçi muskular këshillohet të veproni si më poshtë:
Tendosje të muskujve që kanë pësuar ngërç dhe masazh të lehtë të tyre.
Vendosni një cope të ftohtë për qetësimin e muskulit që ka pësuar ngërç. Më pas vendosni një copë të nxehtë ose nëse keni dhimbje rekomandohet bërja e një dushi të nxehtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja 7 problemet e shëndetit

Probleme me ciklin menstrual?