MENU
klinika

Një zgjidhje natyrale

Si t’i eliminosh rrudhat në sy me gjethe bliri

19.01.2020 - 19:12

Pjesa rrotull syve është pika kyçe në të cilën fillon të dallohet plakja e lëkurës.

Për këtë pjesë duhet treguar kujdes, aq më tepër kur fillon të shohësh shenjat e para të rrudhave.

Për të eliminuar rrudhat përreth syve ka një zgjidhje shumë natyrale: gjethet e blirit.

Përgatitja:

Pasi t’i kesh mbledhur rreth 20-30 gjethe bliri, pastroji nga lulet që kanë në mes tyre. Më pas, futi në një enë me ujë të vluar, (pasi e ke hequr nga zjarri). Lëri të ftohen, më pas mbylle enën me kapak dhe mbaje në frigorifer për 20 ditë. Pas 20 ditësh, kur ta kesh nxjerrë nga frigoriferi, kulloje dhe përdore si krem për sytë derisa të duash, por pa harruar që ta mbash gjithë kohën në frigorifer.

Pas disa përdorimesh, do ta shohësh që rrudhat në sy nuk janë më të dukshme. Përthithet mjaft lehtë, sidomos po ta aplikosh çdo mbrëmje rreth sipërfaqes së syve, duke bërë masazh të lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla 'sekrete' nga estetistja e Meghan Markle

10 ushtrime kundër plakjes së fytyrës


Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!