MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Si Trump nuk i mbajti premtimet që i dha dikur amerikanëve…

13.01.2020 - 20:38

Tensionet e fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë treguar shumëçka në lidhje me politikën e jashtme të Presidentit amerikan Donald Trump. Përfundimi kryesor është se ai nuk ka një të tillë.

Vendimet me peshë merren në bazë të impulseve shpesh-kontradiktore. Nëse ka ndonjë përfundim, është se ai dëshiron të shmangë një luftë tjetër të gjatë, të kushtueshme. E megjithatë ishim shumë afër kësaj.

Sulmi i dronit, që vrau Qassem Suleimani jo vetëm që sollën SHBA-në dhe Iranin në prag të luftës. Shumica e amerikanëve mendojnë se kjo ngjarje e ka bërë SHBA-në më pak të sigurt, dhe paaftësia e ekipit të Trump tregon që ata mund të kenë të drejtë.

Trump dikur premtoi se do të sillte trupat amerikane në shtëpi. Por ja që nuk ndodhi kështu.

Në mungesë të një deklarate lufte kundër Iranit, vrasja e një zyrtari të huaj,  nga një sulm me dron në territorin irakian,ishte ndoshta e paligjshme. Por çështjet e tilla nuk e shqetësojnë Trumpin.

Nëse ky president është i paqëndrueshëm, e gjithë bota ka një problem shumë serioz.

Në fakt, lufta gjithëpërfshirëse me Iranin u shmang sepse liderët iranianë ishin më të zgjuar se Trump. Humbja më e madhe e jetës në këtë episod të rrezikshëm u shkaktua nga rrëzimi tragjik i një fluturimi civil të Ukrainës që sapo ishte nisur nga aeroporti i Teheranit, duke vrarë të gjithë 176 njerëzit në bord.

Kjo hakmarrje, bashkë me disa mesazhe të tjera, sinjalizuan se iranianët donin të ndalonin përshkallëzimin e rrezikshëm.

Ata do të humbnin një luftë me SHBA, por pothuajse me siguri do të shkaktonin dëme serioze në asetet e SHBA-së, përfshirë edhe sulmet kibernetike.

Ndërkohë, marrëdhëniet midis SHBA dhe Iranit janë më të këqija se kurrë, me SHBA që kanë humbur më shumë që nga vrasja e Suleimani.

SHBA po vihet nën presion për të tërhequr trupat e saj nga Iraku, qëllimi i Suleimanit. Trajnimi i forcave irakene të ushtrisë amerikane për të luftuar Shtetin Islamik, arsyeja që SHBA u ftua përsëri në Irak gjatë presidencës së Barack Obama, tani është në pritje.

Në vend që të tërhiqte trupat nga Lindja e Mesme, siç premtoi, Trump ka dërguar mijëra të tjerë në rajon.

Shumica e amerikanëve mendon se kjo ngjarje e ka bërë SHBA-në më pak të sigurt, dhe ata mund të kenë të drejtë: megjithëse armiqësitë midis SHBA dhe Iranit janë zbehur, shumë pak besojnë se kjo situatë do të zgjasë.

Elizabeth Drew është një gazetare me qendër në Uashington dhe autori, së fundmi, e Washington Journal: Reporting Watergate dhe Fall of Richard Nixon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vepruam të ndalonim luftën, jo ta fillonim..."

Vrasja e gjeneralit iranian, reagon Donald Trump

Nga Gjermania e Franca, te Rusia e Kina

Si reagoi bota për vrasjen e gjeneralit iranian nga SHBA?