MENU
klinika

Njoftimi i SFSH-së

Sindikata tregon të ardhurat nga miqësoret e yjeve

16.01.2020 - 16:10

Më 10 janar, në “Air Albania” u luajtën ndeshjet e yjeve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë, një miniturne që kaloi më së miri dhe fitoi Italia.

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë bën publike se ka përfunduar proçesi i arkëtimit të kontributeve financiare për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja bën me dije se shuma përfundimtarë e arkëtuar është 5.591.775 lekë të reja, të cilat do të bëhen transparente për publikun.

Këto para do të ndihmojnë në rikonstruksionin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

NJOFTIMI I SFSH-SË:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë informon me shumë kënaqësi se ka përfunduar procesi i arkëtimit të të ardhurave nga shitja e biletave për turneun miqësor që zhvilluam këtë janar.

Kjo në kuadër të mbledhjes së fondeve për bamirësi, me qëllim ndihmën e komunitetit të prekur nga tërmeti i rëndë që ra në vendin tonë në nëntor.

Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falënderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëpër shkallë, një falënderim i ngrohtë i shkon për të gjithë sindikatat homologe që erdhën e morën pjesë.

Përshëndesim të gjithë ish lojtarët e Kombëtares që kontribuan në këtë event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Biasi drejtoi axurrët, të ardhurat për bamirësi

Mposht Shqipërinë e Greqinë, Italia fiton turneun humanitar