MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

‘Skënderbeu’, historia më madhështore e treguar!

18.01.2020 - 16:57

Edhe në ditët ma të mira, zotnimet e lira të Skënderbeut nuk shkonin ma shumë se trekandshi Mat-Prizren-Pollog.

Por ai âsht rasti unik në krejt mesjetën kur autoriteti i tij në të gjallë e posteritet e tejkalon bërthoklën lokale. Sipas G. Stadtmüllerit, të frymëzuem nga shembujt e bashkëatdhetarëve të vet nën Skënderbeun, shqiptarët në Peleponez kryengritën kundër sulltan Fatihut.

Qindra kilometra në veri, në Novobërd, nji prift si Martin Segoni shkruen histori për Skënderbeun. Kur Lezha pushtohet, ushtarë turq të nërkyem zhvarrosnin eshtnat e Skënderbeut me i përdorë si amuleta fatsjellëse.

Disa dekada ma vonë, rapsodët nordikë – trubadurët – me anije i çonin sagat për Skënderbeun deri në Islandë.

Dikur kah vitet ’50, Hollywood-i e pat ba nji film “Greatest Story Ever Told” për Jezusin. Jo! Çfarë Jezusi, çfarë bakrraçi, veç Skënderbeu âsht Greatest Story Ever Told!