MENU
klinika

Përgatitjet në Turqi

S’mjafton supergoli i Ngo, Tirana humb miqësoren

08.01.2020 - 17:10

Tirana ishte skuadra e parë nga Kategoria Superiore që zhvilloi takimin e parë miqësore gjatë fazës përgatitore. Bardheblutë kanë humbur ndeshjen e parë në tokën turke, teksa janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Alaniaspor.

Në përgjithësi ishte një ndeshje e qetë nga të dyja skuadrat, të cilat studionin njëra-tjetrën me kujdes. Gjithsesi, te Tirana shpesh janë vërejtur edhe gabime në pasime, sidomos në mesin e fushës.

Të parët që kaluan në avantazhi ishin turqit, të cilët gjetën golin e parë të ndeshjes me Karaca në minutën e 28’. Pas kësaj bardheblutë u hodhën në sulm për golin e barazimit, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi përsëri e qetë, me të dyja ekipet që kërkonin golin. Ishte Tirana që realizoi, teksa në minutën e 62’, Majkëll Ngo realizoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni perfekt.

Megjithatë, barazimi vazhdoi shumë pak, pasi në minutën e 70-të, Alaniaspor kaloi përsëri në avantazh, teksa Kampos shënoi një gol shumë të bukur me këmbën e majtë. Ndeshja e dytë miqësore do të jetë me hungarezët e Mezokovedzi, që do të luhet më 11 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partizani prezanton blerjen e re

Befason Kërçiku, nga bardheblu vishet i kuq