MENU
klinika

Denoncimi nga nisma "Thurje"

SPAK nis marrjen në pyetje për koncesionin e sterilizimit

20.01.2020 - 10:47

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur marrjen në pyetje në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit, kontratë e denoncuar në SPAK nga nisma “Thurje”.

Mësohet se, doktori orolog Artan Koni është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Koni po pyetet nga prokurorët për çështjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale.

Ky koncesion është fituar nga kompania “Sani Service”. Koncesioni ka gati 5 vite që është në zbatim dhe është miratuar nga ish-ministri Ilir Beqja.

Hetimi i parë për këtë cështje është ndjekur nga prokuroria e Tiranes, por më pas cështja është pushuar. Tashmë me një kallëzim të ri nga nisma “Thurje”, ky hetim është rihapur sërish nga Prokuroria e Posacme.

Ndërkohë që do të pyeten ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.