Presidenti Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin e kryeministrit teknik, ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit. Ndërsa Kuvendi deri në mesnatë duhet të votojë Qeverinë teknike të kryesuar nga Oliver Spasovski.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë Veriore njoftoi sot dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të paraqitur pas marrëveshjes së partive politike përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 Prill. Bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Pritet nga mesnata që Parlamenti të votojë qeverinë teknike, të kryesuar nga Oliver Spasovski, i cili do të organizojë zgjedhjet në 100 ditët e ardhshme.
Zaev nuk e shtjelloi dorëheqjen e tij para ligjvënësve, por në një dokument të paraqitur në parlament ai tha se ai e kishte dorëzuar atë pas marrëveshjes së liderëve të partive për zgjedhjet e 12 prillit.