MENU
klinika

Serie A, Java 20

Spektakël, Milan fiton me “frymën” e fundit

19.01.2020 - 14:32

Dita e diel ka nisur me një ndeshje sepktakolare në Serie A. Milan ka fituar 3-2 në “San Siro” ndaj Udineses në sekondat e fundit të ndeshjes.

Takimi ka nisur me një gafë të portierit Donnarumma dhe Larsen nuk fal. Por pas kësaj gafe, portieri i Milanit ishte hero me pritjet e tij, sidomos në pjesën e dytë.

Sapo nis pjesa e dytë, Rebic barazon shifrat dhe Milan hidhet i tëri në sulm. Në minutën e 71-të vjen goli i avantazhit me Hernandez. Ibrahimovic pati mundësinë të mbyllte ndeshjen, por i pafat.

Por Udinese ndëshkon me Lasagna në 85’. Goditja e tij me kokë ishte e paarritshme për portierin, i pafaj në këtë rast. Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, Rebic realizon golin e dytë personal dhe të fitores për Milanin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN