20.01.2020 - 12:55
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë, kësaj radhe me një djalë.
Ka qenë vetë Spiropali që ka publikuar një foto në profilin e saj në “Facebook”, ku shfaqet me vajzën Naltën dhe djalin e porsalindur, të cilit çifti i ka vendosur një emër po shqiptar dhe të veçantë.
“Kren❤”, janë fjalët e vetme të deputetes socialiste që këtë fillim viti u bë nënë për herë të dytë ndonëse nuk është shkëputur asnjë moment nga detyra teksa ndodhet në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Spiropali dhe bashkëshorti i saj Salarjon Tota, janë prindër edhe të një vajze 5 vjeçe.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pati shkëmbime duarsh?
77-vjetori i Konferencës së Pezës “bashkon” Metën dhe Veliajn
Nesër mblidhet kryesia
Asambleja cakton grupin e punës për Statutin e ri të PS-së
Ndryshimet në kabinet