MENU
klinika

Tekat e motit nuk i ndahet Melbourne

Stuhi rëre, Australian Open si Roland Garros

23.01.2020 - 11:38

Nga tymi i zjarreve, te stuhia e rërës. Dukuritë ekstreme të natyrës po pengojnë mbarëvajtjen e grand slam-it të tenisit Australian Open.

Një stuhi rëre ka shndërruar fushat e tenisit me ngjyrë të kuqe, aq sapo dukej sikur turneu po zhvillohej Roland Garros. U desh që të gjitha ndeshjet të shtyheshin për më shumë se një orë për të pastruar rërën e kuqe që kishte pushtuar fushat.

Australian Open 2020 do të mbahet mend për tekat e motit në Melburn. Zjarret katastrofike kanë shkatërruar vendin me muaj dhe që kanë çuar edhe në trazira klimatike, në një zonë gjeografike ku nuk kishte pasur kurrë.

Në këto ditë, pas cilësisë së dobët të ajrit, breshërit dhe erës, ka mbërritur stuhia e rërës, e cila detyroi organizatorët të vonojnë programin për të tharë fushat në natyrë, por mbi të gjitha për t’i pastruar nga ngjyra e kuqe e stilit Roland Garros.

Sa u përket ndeshjeve, te femrat, një biletë për në raundin e tretë kanë siguruar disa nga ish-numrat 1 në botë, si spanjollja Garbine Muguruza dhe tenistja gjermane Angelique Kerber. Mirë po paraqitet edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic dhe çekja Karolina Pliskova, që avancon më tej.

Edhe te meshkujt nuk ka patur surpriza në takimet e ditës së katërt. Në raundin e tretë shkon austraiku Dominic Thiem, numri 4 në botë dhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 6 në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Australian Open nis me probleme

Tym dhe ajër i rëndë, ndërpriten ndeshjet