MENU
klinika

Aksidenti

Sulmohet nga peshkaqenët, humb jetën futbollisti

12.01.2020 - 20:15

Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Futbollisti 21-vjecar Eric Birighitti, që shihej si shumë premtues dhe së fundmi aktivizohej me skuadrën e Thomas Aquinas në New York, ka humbur jetën.

Ai kishte zgjedhur Australinë për të kaluar pushimet dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. 21-vjeçari kishte dalë shëtitje kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në rrjedhën e një lumi.

Rryma e ujit e ka dërguar futbollistin në detin e “Twilight”, aty ku pak ditë më parë policia njoftoi që të mos frekuentohej duke qenë se një numër i konsiderueshëm peshkaqenësh ishin grumbulluar.

Fatkeqësisht, 3 peshkaqenë të bardhë kanë sulmuar 21-vjeçarin dhe i kanë sjellë dëme të shumta në trup, duke i sjellë edhe vdekjen. Dëshmitarët kanë njoftuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.