MENU
klinika

Ligue 1, Java 21

Super Neymar, PSG i falet brazilianit

26.01.2020 - 23:07

Braziliani Neymar është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe PSG fiton pa probleme edhe në transfertë me Lille, në shifrat 2-0, duke mbajtur bindshëm kreun në Ligue 1.

Neymar ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 28-të me një goditje magjike me të djathtën. Në të 52-ën, ai ka shënuar të dytin nga pika e bardhë dhe i ka siguruar tri pikët PSG-së.

O Ney ia ka dedikuar këtë gol Kobe Bryant, legjenda e NBA-së që u nda nga jeta në moshën 41 vjeç në një aksident ajror. Braziliani është lojtari i parë që shënon të paktën 46 gola në 50 ndeshjet e para të luajtura në Ligue 1 që nga Gunnar Andersson (47) mes vitit 1950-të dhe 1952.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN