MENU
klinika

Takimi me Trump

Mitsotakis përmend “konfliktin” me Shqipërinë

08.01.2020 - 21:01

Athina zyrtare vlerëson se mëgjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtepinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kane qenë pozitive.

Lideri grek pasi ka dëgjuar përgjigjet e presidentit Trump dhënë gazetarëve për situatën në Iran, i ka paraqitur atij problematikën në politikën e jashtme të vendit, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve greko-turke duke e siguruar njëkohësisht se gjithnjë Greqia kërkon një raport të shkëlqyer me SHBA si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë tregtar.

Ndërkohë, në një bisedë në Atlantic Council, Mitsotakis duke përshkruar situatën në Libi e ka cilësuar marrëveshjen e kufirit detar midis qeverisë  filoturke te Tripolit dhe Ankarasë, si ” gjeografikisht qesharake ” pasi nuk merr parasysh ishullin e Kretës, duke parlajmëruar se Athina mund të shkojë edhe në gjykatën e Hagës për këtë çështje.

Image result for mitsotakis trump"

Nuk ka harruar gjithashtu të theksojë se Greqia mbështet ecurinë europiane të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, duke kujtuar kushtet që duhet të plotësojnë, ndërsa shpreson se në Zagreb në Maj, Franca dhe Danimarka do të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.

Kyriakos Mitsotakis tha se:

“Eshtë në interesin tonë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. Nuk duam t’ju mbyllim derën në fytyrë.

Ne mbështetëm vendimin e Këshillit Europian që këto dy vende të marrin një datë negociatash. Në lidhje me Shqipërinë i bëmë të qartë kushtet. Sepse ne kemi një minoritet kombëtar në Shqipëri dhe duhet që të drejtat e tij të respektohen.

Qofshin ato të drejta për pronën, apo për të marrë pjesë në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Kështu që ja bëra të qartë zotit Rama se ne do ti mbështesim, por nuk do të pranojmë që mos respektohen të drejtat e minoritetit.

Gjithashtu ne ishim vendi i parë që pas tërmetit dërguam forca dhe ndihmuam vendin fqinj.”

Përveç takimit me presidentin amerikan, të cilin opozita në vend e konsideroi si të pafrytshëm për politikën e jashtme të vendit, Mitsotakis ka takuar edhe shefen e FMN Kristalina Georgieva dhe pas takimit me të ka dhënë lajmin e rëndësishëm se qeveria e tij mbyll zyrat e këtij organizmi në kryeqytetin grek, duke dhënë sinjalin se Greqia tashmë ka filluar rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Aleksandër Marku

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbajmë Greqinë në këmbë dhe..."

Greqi/ Qeveria e Mitsotakis merr besimin nga Parlamenti

Mitsotakis përmend kushtin për në BE

‘Rizgjohet’ interesi grek për Shqipërinë