Tërmeti i mbrëmjes së djeshme frikësoi qytetarët e Durrësit duke bërë që mëngjesin e sotëm ai të zgjohet i zbrazët. Banorët u larguan dhe shumë prej tyre zgjodhën të kalonin ntën në makinë. Mësohet se në Durrës nuk pati dëme të konsiderueshme veç ndonjë rrëzimi të vogël të ndonjë suvaje.
E njëjta situatë paraqitet dhe në Lezhë ku paniku nuk ka munguar pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme por në të gjithë qarkun nuk pati dëme.
Por problemet në Lezhë kanë ngelur ende me tërmetin e 26 nëntorit ku një qytetar bën me dije se i është dëmtuar banesa nga tërmeti 6.3 dhe ende nuk ka akt konstatimi nga Komisioni i Vlerësimit. Ai ka braktisur pallatin ku jetonte për t’u zhvendosur në një shtëpi me qira kur duhet të merrte bonus qiraje.
Qytetari shprehet se ka aplikuar për bonus qiraje por nuk ka marrë asnjë përgjigje.