MENU
klinika

“Medalje Nderi”

Tërmeti i 26 nëntorit, Lleshaj dekoron 19 punonjës policie

15.01.2020 - 16:02

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me 19 punonjës të Policisë së Shtetit me “Medalje Nderi”, për kontributin e tyre në ditët më të vështira që kaloi Shqipëria pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Këta punonjës policie u nderuan me këtë titull për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike.

foto galeri

Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se tërmeti na dha të kuptojmë se me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë në Policinë e Shtetit. Mes të tjerash ai theksoi se do të punohet për kampusin e ri të Policisë, një infrastrukturë krejtësisht e re kjo dhe me standarde.

foto galeri

“Janë thënë shumë fjalë për performancën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, nga niveli më i ulët, te niveli më i lartë, nga periferia në qendër. Gjatë vitit 2019 e më parë, por për vitin 2019, që unë e kam konsideruar vërtet si një vit tektonik në të gjitha planet, me tektonika të shumta, jo vetëm ato fiziket, por dhe në fushën e politikës e në fusha të tjera, Policia e Shtetit është sfiduar dhe është vënë përballë barrëve të mëdha dhe provave të mëdha. Dhe këtu ka patur angazhim, ka patur performancë.

foto galeri

Tërmeti është vetëm njëri prej tyre, që na dha të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë, pra me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë me Policinë e Shtetit dhe struktura e tjera, por meqenëse jemi për Policinë e Shtetit. Në të njëjtën kohë, edhe gjithë viti 2019 na ka ballafaquar me shembuj të jashtëzakonshëm angazhimi të punonjësve të Policisë së Shtetit.

foto galeri

Qeveria shqiptare është plotësisht e qartë për rëndësinë që duhet t’i kushtohet sigurisë në tërësi, policisë në veçanti, është mjaft e motivuar. Para pak ditësh, ju patë RENEA-n. Do punojmë për të filluar punën e konceptimit dhe planifikimit të një qendre të tillë të ngjashme, edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Do të punohet për kampusin e ri të Policisë së Shtetit, i cili do t’i japë Policisë së Shtetit një infrastrukturë krejtësisht të re, të panjohur më parë në kuptimin e standardeve.”, tha ministri Lleshaj.