MENU
klinika

"Kam shpresë se të ikurit nga kjo botë..."

Tërmeti/ Kryegjyshi Botëror Bektashin letër Erdoganit

25.01.2020 - 19:56

Tërmeti në Turqi, Kryegjyshi Botëror Bektashin letër Erdoganit: Jemi me popullin vëlla turk, uroj të ngriheni mbi këto fatkeqësi

Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit Rexhep Taip Erdogan për tërmetin në lindje të vendit i cili deri tani ka shkaktuar 22 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.

Letra e Kryegjyshit Botëror

Presidentit të Republikës së Turqisë

Shkëlqesisë së Tij Rexhep Taip Erdogan

Ngushëllim

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Prej mediave vizive dhe atyre të shkruara mësova me hidhërim të thellë për tërmetin e rënë në Elazig, i cili deri tani ka shkaktuar disa të vrarë dhe qindra të plagosur.

Sinqerisht kam shpresë që të ikurit nga kjo botë të prehen në xhenet, teksa i uroj shërim të shpejtë qindra të plagosurve.

Jemi me juve, me popullin vëlla turk në këto momente dhe miliona bektashinjtë e gjithë botës, i lutem Zotit të lartë t’u lehtësojë vuajtjet.

Përfitoj nga rasti t’ju uroj edhe juve i nderuar Recep Raip Edogan, të ngriheni mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit tonë vëlla.

Zoti ju bekoftë! Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian

Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

www.konica.al