MENU
klinika

Mësim edhe të shtunën

Tërmeti pezulloi shkollat, ja si do të zëvendësohen ditët

22.01.2020 - 16:48

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Për pasojë, nisur nga pushimet që nxënësit e këtyre shkollave bënë pas tërmetit, Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.

foto galeri

Kështu, në urdhr thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.