Pacolli thotë se shpreh ngushëllime të thella për popullin mik turk, kurse shton se të lënduarve iu uron shërim sa më të shpejtë.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Me shqetësim po ndjekë lajmet nga Turqia për pasojat e tërmetit 6.8 shkallësh të Rihterit, që goditi qytetin lindor Elazig, në orën 20:55 minuta.

Autoritetet turke raportuan për katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet në disa ndërtesa të dëmtuara në zonën e prekur.

Shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe popullit mik turk për viktimat, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.