MENU
klinika

Edhe nëse ai nuk çon emrin

Thaçi po mendon dekretimin e Kurtit

19.01.2020 - 13:06

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dhënë shenjat e para se do ta nominojë Albin Kurtin për Shef të Qeverisë edhe nëse lideri i VV nuk e çon emrin te Shefi i Shtetit.

Thaçi ka thënë se ka fakte të mjaftueshmë për ta mandatuar Kurtin për Kryeministër pasi i njëjti është i nominuar nga Partia dhe ka caktuar edhe gjysmën e Qeverisë.

“Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin”- ka thënë Thaçi, pas takimit me William Wolke.

“E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shprtesoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”– ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen instutitucionet. Prandaj, ka thënë se Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

Zyrtarët e Vetëvendosjes përfshirë Albin Kurtit vazhdimisht kishin thënë se koalicioni do të ndërtohej shpejt. Madje, Kurti një ditë pas zgjedhjeve kishte thënë se koalicioni do të nënshkruhet më së largu 100 orë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Mandatari për formimin e qeverisë e ka caktuar edhe kabinetin qeveritar, duke propozuar emrat në mesin e të cilëve edhe Haki Abazin për Zëvendëskryeministër.

Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!