MENU
klinika

Suedezi zbarkon në Milano

Tifozët e Milanit në delir, mbërrin Ibrahimovic

02.01.2020 - 13:26

Siç është bërë e ditur, Zlatan Ibrahimoviç zyrtarisht është futbollist i Milanit dhe sot pritet prezantimi në ambientet e klubit dhe madje edhe stërvitja e parë.

Sulmuesi suedez, që deri më tani ka luajtur me skuadra të shumta, në Milano e ka një rikthim, pasi me kuqezinjtë ka fituar edhe titullin kampion para se të largohej për në drejtim të PSG-së.

Shtatlarti ka mbërritur paraditen e sotme në Milano me një avion privat. Në rrugët e Milanos dhe në selinë e klubit kuqezi, të shumtë janë tifozët që kanë dalë për ta pritur.

Sulmuesi i njohur shihet si shpëtim nga tifozëria e Milanit për gjendjen që skuadra po kalon, teksa renditet në vendet e mesit të tabelës dhe shumë pikë larg kreut.

Ibrahimoviç mund të debutojë me Milanin në fillim të shkurtit, teksa me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjet e para të këtij viti. Ashtu siç është bërë e ditur, sulmuesi do të mbajë fanellën me numrin 11. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN