MENU
klinika

Mario u përlot pas humbjes së Napolit

Tifozi i vogël qan, Insigne i premton kthesën

21.01.2020 - 13:40

Futbolli është lojë emocionesh dhe tifozët e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Por duket se më shumë e vuajnë në Napoli një humbje të skuadrës.

Të shtunën në mbrëmje, Napoli përjetoi momente të vështira. Entuziazmi i Fiorentinës zbuloi brishtësinë e skuadrës napolitane, e cila u mposht 2-0 nga golat e Chiesa dhe Vlahovic.

Ishte humbja e tretë radhazi në kampionat për të kaltrit. Një tjetër zhgënjim për “San Paolon” dhe në veçanti për Marion e vogël, fëmijën e filmuar disa herë nga kamerat me lot në sy, për shkak të humbjes së ekipit të zemrës. Mario i vogël ka kërkuar publikisht skuadrës që mos e bëj më të qajë.

konica sportkonica sport mobile

Lorenzo Insigne, si një kapiten i vërtetë, dëshironte t’i dërgonte një mesazh tifozit të vogël, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale nga vëllai i tij:

“Përshëndetje Mario, dua t’ju uroj shumë ditë të mira. Më vjen keq, nëse filluat të qanit prej rezultatit, por ju premtojmë se nga këtu deri në fund do të kemi një kampionat të shkëlqyer dhe ju do të buzëqeshni përsëri me ne. Po të presim sërish në stadium. Përshëndetje dhe përqafime”.

Premtimi i Insigne për tifozin e vogël është bërë publik, tani Napoli duhet të fitojë përsëri në fushë dhe jo më me fjalë, duke nisur nga ndeshja e së martës në çerekfinale të Kupës së Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN