MENU
klinika

Përgatitjet në Turqi

Tirana përmbyset në miqësore nga ekipi polak

15.01.2020 - 15:01

Tirana luajti ndeshje e tretë miqësore në përgatitjet që po bën në Turqi. Sot bardheblutë kishin përballë polakët Korona Kielce, që fitoi 2-1 me përmbysje.

Ishte Torasa që realizoi që në minutën e katërt të takimit. Me këtë gol u mbyll fraksioni i parë. Por me të nisur e dyta, Pavinda barazon për polakët. Ndërsa Lioi në 55’ shënon golin e dytë për Korona-n.

Tirana humbi ndeshjen e parë 2-1 me turqit e Alanyaspor, fitoi të dytën 1-0 me hungarezët Mezokovesd, ndërsa nesër rikthehen për t’u bërë gati për ndeshjen e 22 janarit në kampionat ndaj Bylisit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faza përgatitore në Turqi

Tirana gjen fitoren e parë në miqësore