MENU
klinika

Bardheblutë në merkato

Tirana “peshkon” një lojtar në Kategorinë e Parë

24.01.2020 - 14:07

Tirana mori 4 fitore radhazi, por kërkon të ruajë ritmin për të marrë kreun tashmë. Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos, klubi bardheblu duket se ka kryer goditjen e radhës.

Prurja më e re e bardhebluve është Lancinet Sidibe, kartonin e të cilit e kishte Besëlidhja e Lezhës. Dy klubet kanë negociuar dhe kanë arritur marrëveshjen sot.

Mesfushori nga Guinea do të bashkohet direkt me bardheblutë kryeqytetas. Duhet kujtuar se për 23-vjeçarin nuk do të jetë eksperienca e parë në Superiore.

Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Teutës, i huazuar atje. Një eksperiencë që e mbylli me 33 ndeshje të luajtura, një gol të shënuar dhe një asist të dhënë. Po kështu, në sezonin 2017-2018, lojtari në fjalë ka luajtur me Flamurtarin në elitën e futbollit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN