MENU
klinika

Tifozët reagojnë ndaj klubit

“Tirona Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj!

28.01.2020 - 13:26

Pasi luajti ndaj Partizanit në derbi, klubi i Tiranës dje hapi një sondazh në rrjetet sociale ku ftonte tifozët të votonin se ku dëshironin të luanin ndeshjen e radhës të kampionatit ndaj Teutës, në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”.

Drejtuesit ishin të gatshëm të paguanin detyrimet financiare edhe për të luajtur në impiantin kombëtar, megjithatë sot ka ardhur edhe reagimi i tifogrupit të bardhebluve, “Tirona Fanatics”.

REAGIMI I “TIRONA FANATICS”

“Shtëpia jonë është ‘Selman Stërmasi’…Ne nuk jemi qiraxhinj e as nuk kemi nevojë të luajmë 1 javë këtu e 1 javë atje…

Përveç derbit që kalon kapacitetin e stadiumit tonë, të gjitha ndeshjet e tjera janë mëse të përshtatshme të luhen në ‘Selman Stërmasi’, debatet e tjera janë mëse të kota!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazi i Tiranës për tifozët

Në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”?