MENU
klinika

Miniera e Artanës

Toka kosovare e pasur me ar dhe argjend

19.01.2020 - 17:39

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. “Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës” shkruan Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”– thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”

Sa pak dimë për gruan e rrallë

Andronika, princesha e denjë arbërore