MENU
klinika

Premier League, Java 24

Tottenham rikthehet te suksesi pas 4 ndeshjesh

22.01.2020 - 22:22

Java e 24-t në Premier League ka vijuar me të tjera ndeshje interesante. Tottenham ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Norwich. Një sukses që vjen pas 4 ndeshjesh.

Golin e parë të takimit e shënoi Dele Alli në minutën e 38-të pas pasimit të bukur të Aurier. Norwich përfiton penallti dhe në 68’ Pukki ndëshkon Spurs.

Megjithatë, vendasit rrisin presionin dhe në 80’ vjen goli i avantazhit, me Son që nuk fal. Kjo e fitore e afron skuadrën e Mourinhos 6 pikë me Chelsea të vendit të katërt.

Leicester nuk i ndahet Manchester City-t për vendin e dytë. “Dhelprat” fituan 4-1 në shtëpi ndaj West Ham. Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN