14.01.2020 - 13:53
Francesco Totti e ka mbyllur me kohë me futbollin, por nuk i ndahet zemra nga futbolli aq sa ka ndërtuar një skuadër me tetë lojtarë në kampionatin që organizohet në kalceto të kësaj kategorie.
Ekipi quhet Totti Sporting Club. Pikërisht në ndeshjen ndaj Gamondi Roma, e përfunduar 3-3, ish-kapiteni verdhekuq tregon se vitet kalojnë, por këmba e tij mbetet e njëjtë, ashtu si edhe potenca e goditjes!
Nëse nuk besoni, mjafton të shikoni këtë gol, se si 43-vjeçari shkund rrjetën! “Je i çmendur”, dëgjohen shokët e ekipit t’i thonë! Një gol që do ta kishte edhe Roberto Carlos.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Moore, te Totti
10 kapitenët legjendarë të futbollit
Kapiteni i Romës
Film për Tottin, ja kush mund ta interpretojë
Idhujt e tifozërive
Nga Totti tek Iniesta, futbollistët-flamur
“Perlat” e ish-kapitenit të Romës